Luis Enrique udhëhoqi Arsenalin!!

207

Disa tifozë të skuadrës angleze kanë mbetur të habitur kur kanë parë emrin e Luis Enriques në njoftimin e klubit londinez lidhur me formacionin e ndeshjes. Zyrtarët e klubit të Arsenalit, siç duket e kanë ngatërruar emrin e teknikut të Barcelonës me atë të Wengerit, mirëpo kjo nuk kaloi pa u vërejtur nga tifozët e shumtë, transmeton Gazeta Sheshi.

facebook2
Megjithëse ka qenë vetëm një gabim teknik, tifozëve revolveristë do ju pëlqente tej mase që skuadra e tyre të udhëhiqej nga Luis Enrique, pasi po e kërkojnë me ngulm shkarkimin e trajnerit francez Arsene Wenger që po shihet si njëri ndër fajtorët kryesor për këtë mos sukses të topçinjëve.

/Gazeta Sheshi/