Luis Enrique ka frikë Atleticon, Bayerni favorit ndaj Benficës

129

Rikthehet sot në mbëmje magjia e Ligës së Kampioneve me ndeshjet çerekfinale. Humbja e fundit kundër Realit i ka zbritur disi me këmbë në tokë katalanasit, të cilët kishin 39 ndeshje pa pësuar disfatë.

Kreu i pankinës së Barcelonës e cilëson skuadrën e Simeones si një rrezik të madh eliminimi, por ajo që i jep optimizëm është forma e mirë fizike e lojtarëve të tij.

Ndeshja e sotme mes Barcelonës dhe Atleticos luhet në orën 20:45 dhe pritet me një interesim të jashtëzakonshëm. Trajneri Enrique nuk tregohet euforik dhe ka deklaruar do të tregohet mjaft i kujdesshëm.

Nga ana tjetër Diego Simeone nuk bën llogari, edhe pse luan kundër Barcelonës në transfertë. Në konferencën e djeshme për shtyp, ai kërkoi vetëm triumf në “Camp Nou”, si të vetmin rezultat që e kënaq…

Bajern-Benfika

Ndeshja tjetër e mbëmjes së sotme është ajo mes Bayernit dhe Benficës. Këto dy skuadra janë përballur 6 herë me njëratjetrën. Në të tria përballjet, Bayerni ka shkuar në finale dhe ka fituar dy herë trofeun. Bilanci i Bayernit me ekipin portugez është më se pozitiv: 4 fitore dhe 2 barazime kundrejt një golavarazhi 16 gola të shënuar dhe vetëm 4 të pësuar. Pas 21 vitesh erdhi momenti që të dy klubet të përballen sërish.