Luftë për “Këpucën e Artë”

164

Çmimi për golashënuesin më të mirë të Europës është më në modë se kurrë. Për të janë duke luftuar sulmuesit më të mirë në kontinentin e vjetër, të cilët janë duke përdorur “artileri” të rëndë për ta fituar. Së fundmni Ronaldo realizoi katër gola, përcjell lajmin Gazeta Sheshi.

Portugezi falë “pokerit” ndaj Celta Vigos është duke kryesuar listën e golashënuesve më të mirë të Europës, derisa ndiqet nga Jonas dhe Higuain, të cilët praktikisht janë duke zhvilluar sezonën e tyre më të mirë në karrierë.

Mirëpo, rivali i Cristiano Ronaldos, pa dyshim pritet të jetë sulmuesi uruguajan Luis Suarez, i cili realizoi vetëm një gol në takimin e fundit që Barcelona e fitoi në udhëtim tek Eibar.

Një rrezik përmanent për portugezin që ka fituar katër herë deri më tani këtë çmim, mund të vije nga Lionel Messi, që tani ka 21 gola, gjashtë më pak se portugezi.

Kjo është lista e top 5 shënuesve më të mirë të Europës:

1.Ronaldo (Real Madrid)  27 gola
2. Higuain (Napoli) 26 gola
3. Jonas (Benfica) 26 gola
4. Suarez (Barcelona) 26 gola
5. Lewandowski (Bayern Mynih) 23 gola

/Gazeta Sheshi/