Lufta për titull në Ligue 1 më e zjarrtë se kurrë më parë

208

Lufta për titull të kampionit në Francë tashmë është në fazat më kritike të sezonit, ku çdo pikë tash e tutje do të jetë deçizive për fatin e kampionit.

Lyon mposhti me rezultat 2-3 Monacon, takim ky përmbyllës i xhiros së 35’të në Ligue 1. Një luftë e vërtetë brenda fushës, me katër lojtarë të përjashtuar me karton të kuq, ku në fund Lyon doli fitues dhe i jepi një shkelmë të fortë skuadrës së drejtuar nga kroati Niko Kovac, duke e lënë pesë pikë larg vendit të parë me tre ndeshje për tu zhvilluar.

Në anën tjetër, Lille e cila është në pozitën e parë me 76 pikë dhe PSG e cila është e dyta me 75 pikë, shënuan fitore gjatë këtij vikendi, duke mos humbur hapin në luftën për titull.

Lille javën e ardhshme i shkon skuadrës së Lens, kjo e fundit e mposhtur këtë javë nga PSG, kurse skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochetino, javën e ardhshme udhëton për në Rennes.