Lufta kundër korrupsionit po bëhet vetëm pas detyrimit për vizat

109

Instituti Demokratik i Kosovës ka vlerësuar se ndikimi i faktorit politik vazhdon të ketë rolin primar në funksionimin e institucioneve të pavarura, por sipas institutit Kuvendi duhet të rishikojë bazën ligjore për agjencitë e pavarura që i raportojnë këtij institucioni.

Sipas KDI-së, kjo nënkupton aplikimin e sanksioneve për krerët apo anëtarët e bordeve të institucioneve të pavarura në rast të performancës jo të kënaqshme apo akuzave për vepra penale. Gjithashtu, mosmiratimi iraporteve të tyre vjetore nga Kuvendi duhet të bartë sanksionin e shkarkimit të këtyre udhëheqësve.

KDI nëpërmejt një komunikate thotë se politika e papërgjegjshme është e gatshme që të rrezikojë të ardhmen, mirëqenien dhe liberalizimin e vizave e të gjithë qytetarëve vetëm për të mos prishur pazaret në fushën e prokurimit.

Ata kanë përmendur shkarkimin e Zogjanit, duke thënë se më 10 mars, 14 muaj pasi që ishte arrestuar nën dyshimin e bazuar se ka marrë pjesë në trafikim me qenie njerëzore, Kuvendi vendosi që të shkarkojë anëtarin e bordit të OSHP-së, Bajram Zogiani.

“Ky i fundit tash e 14 muaj gjendet në paraburgim dhe gjatë gjithë kësaj periudhe ka marrë pagë të rregullt nga buxheti i Kosovës. Shkarkimi i tij erdhi vetëm pasi që Bashkimi Evropian e vendosi si kriter për liberalizim të vizave largimin e personave nga Bordi i OShP-së që janë të akuzuar për vepër penale. Ngjashëm, kryetari i OShP-së Hysni Hoxha dha dorëheqje me 15 janar 2016, vetëm pak ditë para hyrjes në fuqi të ligjit të ri që kërkonte që anëtaret e OShP-së ”të mos jenë të akuzuarapo të dënuar për ndonjë vepër penale”. Që nga gushti i 2013-tës deri në mars 2014 OShP mbeti pa të pesë anëtarët e bordit, pasi që Qeveria u vonua me dorëzimin e propozimeve në Kuvend. Veç kësaj, me rastin e emërimit të anëtarëve të rinj të bordit, Kuvendi e shpërfilli rekomandimin e bordit të pavarur përzgjedhës, që kishin shqetësime në lidhje me disa prej të emëruarve, duke përfshirë një hetim aktual të korrupsionit”, thuhet në një komunikatë të KDI-së./KosovaPress/