Luani braktis xhunglën, vritet nga forcat e sigurisë

153

Parku Kombëtar i Nairobit ndodhet shumë pranë zonës së banuar të kryeqytetit kenian dhe si i tillë largimi i kafshëve nga habitati i tyre dhe afrimi pranë zonave të banuara nuk tolerohet nga shërbimet e sigurisë.

I tillë ishte edhe rasti i një luani që kishte braktisur xhunglën dhe në tërbim e sipër sulmoi një person, duke e lënduar atë.

Forcat e sigursë u vendosën në lëvizje dhe pas disa orësh përpjekjeje për ta izoluar kafshën vendosën të mos rrezikojnë më duke e ekzekutuar atë.

E gjithë skena ka ndodhur nën objektivin e aparatëve fotografikë të qindra turistëve.

Parku Kombëtar i Nairobit është njëri prej parqeve më të vizituar në Afrikë edhe për kafshët që jetojnë aty, që nga gjirafat, luanët, hipopotamët, rinocerontët e të tjera.