Luajti me Zidanen, por vdiq si i pastrehë rrugëve

230

U gjet i pajetë në një hangar të braktisur, në Domont, 20 kilometra në veri të Parisit. Viktima, si një njeri i pastrehë, në moshën 43-vjeçare ishte Joakim Fernandez, një ish-premtim i futbollit, madje i pagëzuar edhe si “Desaia i ri”.

Në karrierën e tij ai luajti edhe me Zinedin Zidanin në radhët e Bordosë. Një trajektore e pafat për senegalezin, i cili luajti me Udinezen përpara mbylljes së karrierës në vitin 2001 në Indonezi për një dëmtim në gju.

Në muajin janar disa miq të tij e kanë gjetur të mbështjellë në batanije një mëngjes të acartë. Pas tragjedisë, trupi i viktimës u riatdhesua në Senegal.