Lovren rrëfen sekretin prapa suksesit të Brozovic

256

Dejan Lovren ka treguar se çelësi i suksesit të mesfushorit kroat të Interit, Marcelo Brozovic, është ‘sallami’.

Edhe pse e ruan formën trupore, 28-vjeçari nuk është nga ata futbollistë që e respektojnë një dietë strikte sportive.

“Nuk e di si ia del Brozovic të hajë aq shumë sa han”, ka thënë Lovren gjatë një video-interviste.

“Para finales së Kampionatit Botëror , ai hëngri dy kilogramë sallam, dy kroasane dhe piu sasi të madhe Coca-Cola. Pastaj vrapoi 15 kilometra pa kurrfarë problemi”.

“Po të haja unë sa han ai, do të më duheshin katër ditë që të kthehesha në gjendje normale. E kam pyetur si ia del të hajë ashtu, ai u drejtua kah qielli dhe u përgjigj: ‘Salami, Salami!’ (përshëndetje në arabisht)”.

Përkundër ngrënies së shumtë, Brozovic ruan figurë të hollë trupore, saqë bashkëlojtarët e tij te Interit shpesh tallen me të për këtë gjë.