Lorik Boshnjaku mungon tre javë

323

Fitorja Prishtinës i ka kushtuar jo pak skuadrës. Në minutat e fundit të ndeshjes ka pësuar lëndim të muskulit, Lorik Boshnjaku. Fusha e keqe sintetike e stadiumit “Përparim Thaqi”, ka bërë që Boshnjaku të mungojë në tre javët e ardhshme.

Kurse, për shkak problemeve shëndetësore, Mërgim Pefqeli që nga dita e nesërme i kthehet seancave të rregullta stërvitore. Ndërsa edhe pauza prej 10 ditësh pa ndeshje – deri më 7 shtator kur Prishtina e pret Hajvalinë, mesiguri se do t’i bëjë mirë skuadrës të rikuperohet sa më shpejtë, shkruan sajti zyrtar i klubit kryeqytetas.

Futbollistët nga e marta, do të punojnë intensivisht dy herë në ditë deri në fundjavë, pastaj të mërkurën më 7 shtator në kuadër të javës së tretë presin Hajvalinë.