Lojtari i ri i Barcelonës: Ndër idhujt e mi, edhe Zidane

153

I porsatransferuari te Barcelona, Andre Gomes, ka zbuluar se Ronaldo “Fenomeni”, Zinedine Zidane, Andres Iniesta dhe Xavi Hernandez janë disa nga idhujt e tij në futboll. 23-vjeçari, i cili ka kushtuar fillimisht 35 milionë euro – shuma e plotë e transferimit në tij në “Camp Nou” shkon deri në 70 milionë – u bashkua me kampionët e Spanjës pas triumfit në Kampionatin Evropian të Francës me Portugalinë.

I pyetur për idhujt e tij në futboll, Gomes për “Barça TV”-në rrëfeu: “Kur isha i ri, kisha dikë të cilin e admiroja më shumë nga të gjithë, Ronaldon, i cili e nisi këtu te Barcelona para se të kalonte tek Interi. Më pëlqente mënyra se ai luante në fillimet e veta. Ai ishte një shembull, ashtu si Iniesta tani dhe Xavi jo shumë kohë më parë. Ata janë dy lojtarë shumë të rëndësishëm. Tani kam shansin të luaj përkrah njërit prej tyre.”