Lojtarët e njohur kosovarë fillojnë procedurat për t’u bërë trajnerë

1657

Një jetë me topin në këmbë.

Fetim Kasapi, Fisnik Papuqi, Fatih Karahoda dhe Robert Gjeraj kanë filluar procedurat për t’u bërë trajnerë të futbollit, merr vesh GazetaBlic Sport.

Lojtarët e njohur kosovarë kanë filluar të ndjekin ligjeratat për të marrë licensën C të UEFA’s për trajnerë.

Katër lojtarët e lartëpërmendur kanë kontribuar jashtëzakonisht shumë në futbollin kosovar, pasi kanë luajtur me qindra ndeshje në futbollin vendor për vite të tëra.

Por edhe kur të pensionohen dhe të mos luajnë më si profesionistë, ata nuk e kanë ndërmend të largohen nga sporti më i mirë në botë, futbolli.

Kasapi, Papuqi, Karahoda dhe Gjeraj synojnë që në të ardhmen të udhëheqin klubet e Kosovës, jo në fushë – por si trajnerë.