Llapjanët të përkushtuar ndaj Ramazanit, Batatina tregon se kush po agjëron në skuadrën e tij

2178

Muaji i shenjtë i Ramazanit ka filluar ditën e martë dhe do të vazhdoj për 30 ditë me radhë.

Pavarësisht stërvitjeve dhe ndeshjeve të shpeshta e shumë të rëndësishme, Ramazanin e agjërojnë edhe shumë futbollistë që luajnë në vendin tonë.

Agjërimi i këtij muaji të shenjtë nuk i pengon askujt në klube, përkundrazi lojtarët respektohen edhe më shumë gjatë kësaj kohe.

Trajneri i skuadrës së Llapit, Tahir Batatina, për Gazetën inFokus ka treguar se ai së bashku me stafin e tij dhe 90% të skuadrës agjërojnë.

“Unë se bashku me stafin tim dhe po thuajse 90% e ekipit tonë agjërojnë. Me bë trening të veçantë nuk kemi mundësi, sepse hup koncepti i punës. Agjërimi ndikon pak, por jo edhe aq shumë sa që të pengon procesin e punës. Normale se pak bjen intensiteti, por jo shumë”, deklaroi Batatina.

Muaji i shenjtë i Ramazanit zgjatë 30 ditë, ku agjëruesit janë të privuar nga ushqimi e pija për rreth 17 orë.