Llapi zbulon mungesën kryesore para takimit me Dukagjinin

710

Pas një rrugëtimi të gjatë, erdhi koha për finalen e Kupës së Kosovës në futboll, ku takohen Dukagjini me Llapin.

Skuadra e Llapit ka përmbyllur përgatitjet e fundit para ndeshjes së rëndësishme.

Faqja zyrtare e klubit ka njoftuar se të gjithë futbollistët janë të gatshëm për këtë përballje dhe mungesa e vetme do të jetë ajo e tifozëve, që për shkak të pandemisë nuk mund të jenë prezent.

Ndeshja zhvillohet më 12 maj në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Dukagjini vjen në finale pasi eliminoi Istogun, ndërsa Llapi fitoi me dy takime ndaj Prishtinës.