Llapi s’ka të ndalur, prezanton futbollistin e radhës

837

Ardit Demiri është futbollisti më i ri që prezantohet te Llapi.

Ky është prezantimi i dytë për sot, pasi skuadra e Tahir Batatinës zyrtarizoi më herët edhe sulmuesin Jurgen Peqini.

Demiri është 20 vjeçar dhe luan si mesfushor defanziv. Ai vjen nga skuadra e Dritës nga Tetova.

Mesfushori i ri është i lindur më 22.01.2001 në Tetovë, i gjatë 1.76 cm. Ish reprezentues i Maqedonisë në grupmoshat U-16 dhe U-19.

Karrierën e ka filluar tek skuadra e madhe shqiptare, Shkëndija e Tetovës, ndërsa ishte pjesë edhe e Renovës dhe së fundmi Dritës së Tetovës.