Llapi shkon në pushim me epërsi ndaj Dritës

1256

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes miqësore ndërmjet Dritës dhe Llapit, shkruan Gazetasheshi.com.

Rezultati i pjesës së parë është mbyllur me epërsi të llapjanëve prej 1:0, golin e vetëm në këtë pjesë e ka shënuar Valmir Veliu, në minutën e 32-të.

Ndeshja ndërmjet këtyre dy skuadrave është duke u zhvilluar në stadiumin e “Qytetit”, në Gjilan.

Kjo është miqësorja e parë për Dritën, ndërsa Llapi e ka zhvilluar edhe një ndaj Prishtinës, ku ka humbur me rezultat prej 3:1.

Të dy skuadrat janë duke e testuar vetën para ndeshjeve në Ligën e Konferencës, ku të besuarit e Ardian Nuhiut do të luajnë ndaj Deçiqit. Ndërsa ekipi nga Podujeva kundër Shkupit.

/Gazeta Sheshi/