Llapi përforcohet me Shillovën

378

Skuadra e Llapit është përfocuar me një emër të njohur në futbollin kosovar, shkruan Gazetasheshi.com.

Është sulmuesi Alban Shillova, i cili ka zgjedhur ngjyrat bardh e kaltër te Llapit, për garat evropiane dhe edicionin e ri 2021/222.

Shillova i cili së fundmi ishte pjesë e Prishtinës, ka vendosur që sot të nënshkruaj kontratë 1 vjeçare me Llapin.

“Pas disa viteve përpjekje bashkëpunimi, sulmuesi shtatlartë, Shillova i bashkohet Llapit dhe trajnerit Batatina, i cili me vite e ka kërkuar ta ketë Shillovën në Llap, sepse filozofia dhe karakteri i trajnerit për t’u mos u dorëzuar asnjëherë do t’i përshtatej me karakterin të cilin e posedon vetë Shillova”, thuhet nder tjera në njoftimin e Llapit.

28 vjeçari i lindur me parë ka qenë pjesë e skuadrave si: Bylis, Trepça, Liria, Drita, Flamurtari, Drenica dhe së fundmi tek Prishtina, me të cilët u shpall edhe kampion në edicionin 2020/21.

/Gazeta Sheshi/