Llapi ndërron ambientin e përgatitjeve para finales së Kupës

425

Llapi ka ndërruar ambient para finales me Dukagjinin në Kupën e Kosovës, shkruan Gazetasheshi.com.

Skuadra e Tahir Batatinës ka udhëtuar në Vushtrri, ku aty po i mbanë edhe stërvitjet në fushën me bari natyral para përballjes me klinasit.

Arsyeja pse është zhvendosur skuadra llapjane në stadiumin me bari natyral, është shkak t’i përshtatet fushës së stadiumit “Fadil Vokrri”.

Postimi i plotë, pa ndërhyrje:

Skuadra nis përgaditjet për finalen e Kupës

Skuadra e Llapit është zhvendosur në stadiumin me bari natyral në Vushtrri për tu përgaditur dhe përshtatur fushës së stadiumit “Fadil Vokrri” aty ku do zhvillohet finalja e Kupës ndaj Dukagjinit.

Stërvitja e sotme u mbajt për rreth 2 orë dhe futbollistët janë të përgaditur maksimalisht për ta dhënë më të mirën në fushë dhe për ta arritur synimin, fitimin e Kupës.

Finalja e Kupës ndërmjet Llapit dhe Dukagjinit zhvillohet të mërkuren nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

/GazetaSheshi/