Llapi fiton Kupën e Kosovës pas penalltive ndaj Dukagjinit

80

Llapi e ka fituar Kupën e Kosovës në finalen e zhvilluar përballë Dukagjinit, mirëpo vetëm pas penalltive, pasi as vazhdimet nuk e përcaktuan fituesin.Skuadra nga Podujeva e filloi mjaft furishëm takimin, duke krijuar dy shanse shënimi, mirëpo Muhaxhiri ishte në vend.

Dukagjini më pas në minutën e tetë krijoi një mundësi shënimi me anë të Merlakut, por Çoriç e ndali goditjen e tij të plogësht.Më pas u krijua një tollovi para portës së llapit, por shpëtoi edhe në atë rast skuadra e Tahir Batatinës.

Në 45 minutat e dytë, dy skuadrat tentuan të kalonin në epërsi, por edhe aty nuk ia dolën të shënonin.Arbnor Ramadani në minutën e 67-të bëri një gjuajtje nga distanca, por topi kaloi vetëm pranë portës.

Deri në fund të kohës së rregullt, dy skuadrat kishin shanse të mira shënimi, duke ia dalë të shënonin secila nga një.Në kohën shtesë, skuadra nga Klina e shfrytëzoi një gabim në minutën e 113-të, e Merlaku nuk i fali llapjanët, duke shënuar golin e epërsisë.

Mirëpo, Llapi nuk u dorëzuar deri në sekondat e fundit, pasi i barazoi shifrat në 1-1 nga goli i shënuar prej Preniqit në minutën e 120-të.

Ndeshja më pas shkoi në gjuajtjen e penalltive, aty ku Llapi u tregua më i saktë duke shënuar katër sosh, me Dukagjini që realizoi vetëm tre herë, e me këtë jo vetëm që fituan trofeun, por edhe siguruan një vend në kualifikimet e Ligës së Evropës.