Llapi eleminon Gjilanin dhe merr biletën e gjysmëfinales

151

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina ka triumfuar përballë Gjilanit në duelin e zhvilluar në Merdarë, (4-0). Në fakt dueli ka qenë mjaft interesant dhe me raste të shumta shënimi nga dy skuadrat, pavarësisht se epilogu real tregon ndoshta të kundërtën, njofton Gazeta Sheshi.

Lloçi e ndal Gjilanin, Llapi shfrytëzon mundësitë

Dueli ka nisur me miqtë në aksion që tregohen të rrezikshëm në minutat e para të ndeshjes duke krijuar disa gjysmë raste shënimi. Megjithatë, rasti i parë në ndeshje iu tregohet vendasve që rrezikojnë përmes Blakçorrit. Mbrojtësi i krahut tenton nga goditja e dënimit në minutën e dhjetë, mirëpo topi shkon skaj shtyllës së Kaqiut.

Ndërkohë pesë minuta më pas udhëtuesve iu mohohet goli nga lloçi. Alban Rexhepi asiston për mrekulli për Gëzim Rusin që gjuan për mrekulli drejt golit, mirëpo balta nuk e lejon topin të shkojë drejt rrjetës.

Rexhepi tentoj vetë në minutën e 25-të, por tentim parabola përfundon mbi traversën e Ademit.

Momenti më kritik i ndeshjes vjen në minutën e 30-të, derisa miqtë dalin në një kundërzbritje përmes Salihut që del i vetëm me Ademin, mirëpo anësori ka sinjalizuar pozitë jashtë lojë.

Në aksionin e rradhës “bilbili” kryesor Kreshnik Vula akordon një penalti të dyshimtë brenda zonës, derisa Zabërgja rrëzohet pranë mbrojtësit udhëtues Ergon Hyseni.

I saktë nga rrethi i bardhë nëse mund ta quajmë të tillë në mesin e baltës u tregua kapiteni Benjamin Emini që zhbllokon rezultatin, 1-0 për vendasit.

Pesë minuta para fundit të pjesës së parë, miqtë marrin një tjetër goditje. Edon Zeqiri pranon një top të mirë brenda zonës dhe pasi kalon gardianin Kaqiu orienton topin drejt rrjetës, 2-0 për vendasit.
Pjesa e parë e lojës mbyllet dhe vendasit marrin epërsinë e dy golave në dhomat e zhveshjes.

Kera e dështon rikthimin, Zabërgja mbyll ndeshjen

Pjesa e dytë pati një fillim energjik, derisa miqtë fituan penalti pas vetëm pesë minutave lojë. Një ndërhyrje e palejuar brenda zonës nga mbrojtësi Namani në Rusin është saksionuar nga Vula me penalti. Nga njëmbëdhjetë metërshi, Ademi fitoi përballjen me Bahri Kerën, duke rrëzuar kështu rikthimin e Gjilanit.

Kjo i kushtoi miqëvë, që pësojnë goditjen e rradhës. Namani realizon golin e tretë për vendasit, derisa është gjendur mjaft mirë në zonën e rreptësisë dhe ka gjuajtur për mreulli, 3-0 për vendasit.

Përkundër sulmeve të parreshtuara të skuadrës së Sokolit, janë së sërish vendasit që realizojnë. Enis Zabërgja parabolon në mënyrë mjeshtrore gardianin Kaqiu, për të realizuar një supergol, 4-0 për vendasit.

Në pjesën tjetër të mbetur të kohës nuk pati ndonjë mundësi të mirë për shënim, me skuadrën vendase që feston fundin e lojës kualifikimin për në gjysmëfinalen e DigitAlb Kupës.

Merdarë: Llapi – Gjilani 4:0 (2-0)
Stadiumi: Merdarë
Shikues: 500
Shënues: Emini 34’, Zeqiri 40’, Namani 55’, Zabërgja 70’
KV: Egzon Sinani, Visar Zogiani, Egzon Qerimi – Ergon Hyseni, Fidan Hasani, Zgjim Shabani
Gjyqtarë: K.Vula, E.Baliqi, B.Kepuska, I.Cerraviku

Llapi:Ademi, Jashari, Sinani, Kuka, Blakqori, Namani, Shabanaj, (Ibishi) Zogiani (Qerimi), Zeqiri, Emini (Zeneli), Zabërgja.Trajner: Tahir Batatina.

Gjilani: Kaqiu, Shala, Kastrati, Hasani (Haxhimusa), Jamal (E.Hyseni), Kera, Mustafa, Shabani, Rexhepi, Rusi (Shaqiri), Salihu.Trajner: Bylbyl Sokoli.

/Gazeta Sheshi/