Llapi e lë në rrugë dhe nuk e paguan lojtarin e lënduar

163

Llapi para të gjithëve pasqyrohet si skuadër e organizuar dhe e rregullt me pagesat. Por, njëri prej lojtarëve kryesor të saj, Getoar Dragusha, është ndarë i zhgënjyer me tretmanin që ka marrë nga kjo skuadër.

Dragusha, që shënoi 15 gola në Ligën e Parë për Llapin duke e ndihmuar të futet në Superligë, ka shënuar katër herë edhe në këtë kampionat në vetëm tetë ndeshje.

Dragusha në një prononcim për Gazetaolle.com, ka rrëfyer se çfarë ka hequr me skuadrën e Llapit që kur është lënduar.

“Tri javë më parë kam pësuar një lëndim në nyjën e këmbës. Specialistët me kanë thënë se nëse dëshirojë të vazhdojë të luajë përsëri futboll duhet t’i nënshtrohem operacionit. Duhet ta cek se lëndimi më është përsëritur pasi në xhiron e 8-të jam lënduar në ndeshje kundër Istogut”, thekson Dragusha.

“Gjatë atyre 5 muajve që kam qenë jashtë fushave kam marr vetëm dy paga nga klubi,  ndërsa shpenzimet e terapive rezonancave dhe kontrolleve i kam paguar vet”, shtoi ai.

“Jam shumë i zhgënjyer me klubin e Llapit të cilët përpos që nuk janë kujdesur për shpenzimet e lëndimit të parë nuk më kanë dhënë as paratë e kontratës që jemi marrë vesh”.

Më tej, ish lojtari i Flamurtarit zbulon se pas lëndimit të dytë iu ndalë edhe paga.

“Pas lëndimit të dytë nuk kam marrë as pagën mujore si dhe tash që më duhet të operohem përsëri duhet të paguajë vet. Në fund e falënderoj familjen time për përkrahjen e vazhdueshme dhe për hir të tyre do të rikthehem që t’i bëjë krenar”, ka thënë në fund Dragusha.

12541070_10208160725198794_6431246863902221749_n