Llapi e Drenica të “ashpër në letër”, të butë në fushë (Foto)

144

Podujeva dhe Drenica janë dy vende që njihen për agresivitetin e qytetarëve. Në të kaluarën, pak skuadra të futbollit kanë mundur të marrin pikë kur Llapi dhe Drenica kanë luajtur si vendas.

Ndërsa, edhe ato që kanë arritur të dalin të pamposhtura nga stadiumet e këtyre ekipeve, nuk janë ndarë fortë mirë.

Në zhargonin sportiv, llapjanët dhe drenicasit vlerësohen të jenë të “ashpër në letër”.

Megjithatë, gjërat kanë ndryshuar dukshëm dhe skuadra e Llapit dhe ajo e Drenicës janë shembull për sjellje në terren, bazur në ndëshkimin e futbollistëve me kartonë të verdhë.

Vetëm Istogu është ekipi më i disiplinuar në Superligë pas xhiros 23 me 72 kartonë të verdhë dhe pa asnjë të kuq, pastaj vjen Llapi me 51 të verdhë dhe një të kuq, shkruan Gazeta Sheshi.

Ndërkohë, Drenica në vitet e fundit vazhdimisht e fiton epitetin e skuadrës më “Fair-Play” për korrektësi, kurse tani është ekipi i katërt më i disiplinuar.

Andaj, nëse ende keni dyshime për “ashpërsinë në letër” të llapjanëve e drenicakve, mund të ndrroni mendje.

kartonet