Llapi – Drita (1-1)

315

Llapi dhe Drita hapin javën e 23-të në Raiffaisen Superligën e Kosovës. Një duel mjaft interesant me dy skuadrat që kërkojnë maksimumin e pikëve për të arritur objektivin e tyre, krejtësisht të kundërt me njëra tjetrën, njofton Gazeta Sheshi.

90+4′ Mbyllet sfida. Llapi dhe Drita ndajnë pikët në duelin hapës të kësaj jave.

78′ Dardan Jashari gjuan me kokë, mbi portë.

60′ Zabërgja gjuan me dinakëri, por topi shkon skaj pingules së Halimit.

53′ Goool. Namani shfrytëzon një top të kthyer nga Halimi për ta dërguar në rrjetën e tij, 1-1.

49′ Boshnjaku tenton brenda zonës, por Halimi nuk lejon të befasohet.

46′ Fillon pjesa e dytë.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë e lojës. Miqtë shkojnë drejt dhomave të zhveshjes duke e marrë epërsinë minimale me vete.

38′ Namani tenton të barazojë shifrat, pret Halimi.

34′ Goool. Almedin Murati gjendet më së miri brenda zonës vendase, duke përfituar nga një tollovi, për ta dërguar topin drejt rrjetës së Ademini, 0-1.

23′ Mërgim Boshnjaku shpërdoron një mundësi të artë shënimi, deri sa i gjendur i vetëm me Halimin, gjuan drejt në duart e gardianit mysafir.

08′ Enis Zabërgja lirohet mjaft mirë nga mbrojtja mike dhe gjuan për mrekulli, mirëpo edhe më mirë përgjigjet Halimi.

01′ Fillon ndeshja.

Në vazhdim ju njohim me përbërjet:

Llapi: Ademi, Jashari, Sinani, Kuka, Blakqori, Namani, Shabanaj, Zogiani, Zeqiri, Boshnjaku, Zabërgja. Trajner: Tahir Batatina

Drita: Halimi, Bagjuku, Hashani, Sejdiu, Tusuni, Kastrati, Ajdari, Berisha, Shabani, Murati, Shillova. Trajner: Sedat Pajaziti.