Llapi do të përballet me Shkupin, kjo është forma e nënkampionit te Maqedonisë së Veriut

267

Në Nyon te Zvicrës është hedhur shorti per raundin e parë te kompeticionit me te ri, Liga e Konferencës.

Skuadra e Llapit e ka mësuar kundërshtarin në Ligën e Konferencës.Kundërshtar i Llapit do të jetë skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut, FC Shkupi.

Fc Shkupi e kishte përfunduar edicionin 2020/21 në vendin e dytë në Superligën e Maqedonisë së Veriut.

Shkupi kishte 16 fitore, 11 barazime dhe 6 humbje në edicionin e kaluar.

Në anën tjetër, Llapi kishte 13 fitore, 4 barazime dhe 19 humbje në edicionin që shkoi.