Liverpool i hakmirret City-t

237

Të kuqtë janë hakmarrë ndaj qytetarëve për humbjen e pësuar në Wembley Stadium, në kuadër të finales së Kupës, derisa e ka mposhtur me shifra të thella në Anfield 3-0.

Skuadra e drejtuar nga Manuele Pellegrini do ta ketë tepër të vështirë rikthimin e titullit në qytetin e Manchester-it, sidomos pas disfatës në duel me Liverpool-in.

Katalizatorë të kësaj fitore për të kuqtë e drejtuar nga Jurgen Klopp ishin: Lallana, Milner dhe Firminho, duke e zhytur edhe më tej krizën e citizens, që tani mbeten dhjetë pikë prapa liderit Leicester City.

Ndërkohë, Liverpool mbetet në pozitën e tetë me 41 pikë.