Trepça ’89 – Gjilani 3:1

445

Ndeshja hapëse e xhiros 26 e Superligës në futboll luhet ndërmjet Trepçës ’89 dhe Gjilanit.

Të dy ekipet kanë pikë të barabarta dhe si e tillë sfida pritet të jetë tejet interesante.

Trepça ’89 – Gjilani 3:1

Përfundon takimi.

90′ Edhe dy minuta lojë shtesë dhe mbyllet sfida.

78′ Mysafirët po dominojnë lehtësisht në minutat e fundit, derisa vendasit nuk janë të interesuar të realizojnë më. Ata po përpiqen ta mbrojnë rezultatin.

64′ Shpëtim Idrizi lëshon mundësi ideale.

60’ Gol… Gjilani ka ngushtuar rezultatin në 3:1 me anë të Alban Rexhepit, i cili pas një depërtimi fantastik realizoi gol të bukur.

50′ Gol… Trepça ’89 nuk ka të ndalur. Akinyemi ka realizuar edhe golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin e tij. Mitrovicasit afër fitores.

46′ Nis pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

43′ Gol… Tjetër gol nga vendasit. Kësaj radhe realizon Mërgim Pevqeli pas asistimit të Shpëtim Idrizit.

39′ Gol… Shënon Trepça ’89, Arbër Potoku harkon për nigerianin Akinyemi, i cili me kokë e dërgoi topin në rrjetë për 1:0.

31′ Arbër Potoku lëshon një mundësi ideale për ’89-shin, por gjuajtja e tij nuk gjeti kuadratin.

24′ Trepça ’89 ka marrë lojën nën kontrollë. Ka rrezikuar në dy raste, por nuk e gjeti cakun. Kushtet për lojë tejet të mira.

9′ Duel i baraspeshuar në “Riza Lushta”.

1′ Nis ndeshja

Formacionet zyrtare

Trepça ’89: Beqiri, Idrizi, Potoku, Turku, Akinyemi, D. Mustafa, Sh. Idrizi, Mustafa, Asani, Pefqeli, Kurtishaj. Trajner: Gani Sejdiu.

Gjilani: Kaqiu, Sackey, A. Hyseni, E. Hyseni, Shala, Kera, Shabani, Rexhepi, Shaqiri, Salihu, Haxhimusa. Trajner: Jetullah Arifi.