Llapi – Trepça ’89 1:1

559

Sfida Llapi – Trepça ’89 e hap javën 27 të Raiffeisen Superligës.

Llapi që ka mbetur pas dhe tani është në pozitën e pestë me 40 pikë, do të jetë nikoqirë i 89-shit që ka dy pikë më shumë dhe është i treti.

Këto dy skuadra kanë zhvilluar ndeshje të mira këtë stinor mes veti, ndërsa kanë arritur ta mposhtin njëra – tjetrën si mysafir me rezultat identik 2:1.

Ndeshja do të gjykohet nga Hajriz Hajdari.

Llapi – Trepça ’89 1:1

Përfundon ndeshja.

92′ Gol… Barazon Trepça ’89 me Blerand Kurtishajn. Çfarë ndeshje…

88′ Gol… Llapi realizon nëpërmjet Dardan Jasharit pas harkimit të Viktor Kukës.

83′ Namani i Llapit tronditë portierin Beqiri me një gjuajtje të fortë që ndalet në horizontale.

62′ Ritmi i lojës është më i madh, por pa gola.

Nis pjesa e dytë.

37′ Sërish shtylla shpëton Llapin nga goditja e një llapjani, Fiton Hajdari.

30’ Edhe një herë i pafat ishte Kurtishaj, kur pas një goditje të fortë, shtylla e shpëtoi sërish ekipin e Llapit, rezultati vazhdon të mbetet 0:0.

24′ Rasti më i mirë i ndeshjes. Blerand Kurtishaj shmang mirë Leutrim Kadriun në zonë dhe i vetëm me portierin vendas gjuan jashtë.

18′ Alban Mavriqi përfiton brenda zonës, mirëpo topi i goditur nga ai ‘fluturon’ në livadhet e Merdarës.

15′ Mitrovicasit godasin shtyllën, por nuk qëllojnë cakun.

12′ Ndeshje kryesisht e barasbeshuar që luhet në mesfushë.

8′ Trepça ’89 rrezikon nëpërmjet Blerand Kurtishajt, i cili krijon hapësirë, por gjuan jashtë.

Nis ndeshja

Formacionet zyrtare:

Llapi: Ademi, Jashari, Sinani, Kadriu, Blakqori, Nimani, Neziri, Zeqiri, Mavriqi, Emini. Trajner: Tahir Batatina.

Trepça ’89: Beqiri, Idrizi, Turku, Asani, Hasani, Troshupa, Mustafa, Maloku, Hajdari, Kurtishaj, Akinyemi. Trajner: Gani Sejdiu.