Lirohet Shpëtim Babaj

442

Futbollisti i njohur kosovar, Shpëtim Babaj, i cili ishte arrestuar në orët e vona të natës nga Policia pas një aksioni të këtyre të fundit nëpër lokalet e lojërave të fatit, është liruar.

Babaj është pronar i një pike të bastores në lagjen “Qafa” në Prishtinë.

Sipas raportit policor, të arrestuar kishte edhe të tjerë pronarë dhe që të gjithë janë liruar në procedurë të rregullt.