Liria uron “Llapin Evropian”: Shpresojmë që të prezantoheni denjësisht në garat evropiane

224

Skuadra e Llapit ka fituar mbrëmë Kupën e Kosovës, pasi ka mposhtur në penallti ekipin e Dukagjinit, shkruan Gazetasheshi.com

Koha e rregulltë përfundoi me rezultatin 0-0, kurse vazhdimet u mbyllën poashtu me rezultatin e barabartë, por me gola (1-1).

Në penallti, skuadra e Llapit ishte më e saktë, me ç’rast fituan 4:3 dhe siguruar Kupën e parë në histori të klubit.

Kryetrai i klubit futbollistik “Liria” nga Prizreni, Qemal Krasniqi, e ka uruar skuadrën e Llapit për triumfin e mbrëmshëm.

Më poshtë e gjeni urimin e Krasniqit dërguar llapjanëve:

Urime trofeun e fituar !

Me kënaqësinë më të madhe Ju uroj fitimin e trofeut të Kupës së Kosovës.

Me shpresën që të prezantoheni denjësishtë në Evropë, KF Liria ju uron suksese në vazhdim.

Urime  !

Prizren, 13 maj 2021

Me respekt,

KF Liria

Qemal Krasniqi, kryetar

/Gazeta Sheshi/