Liria – Prishtina, mësoni statistikat interesante

187

Prishtina dhe Liria sfidohen sot në derbin e xhiros 27 në Superligë. Këto dy ekipe gjithsejtë nga viti 1999 në ndeshje kampionale (pa garat tjera) janë takuar 32 herë.

Prishtina ka plasman absolutisht pozitiv, 19 fitore, 7 barazime dhe Liria ka fituar 6 herë, me goldallim pozitiv për Prishtinën 54:26.

Nga 16 ndeshjet e zhvilluara në Prishtinë, bardhekaltrit kanë fituar 13 takime, 2 herë baras dhe bardhezinjtë 1 fitore, 34:8 golat. Në Prizren bilanci është plotësisht i barabartë.

Nga 15 ndeshje Liria ka 5 fitore, 5 barazime dhe Prishtina 5 fitore me goldallim të njëjtë 18:18.

Por këtë bilanc e prish përballja e zhvilluar në Gjakovë në pranverë të vitit 2013 ku Prishtina ka fituar 2:0 dhe bilanci i përgjithshëm i Lirisë si vendase ndaj Prishtinës është nga 16 ndeshje, 5 fitore, 5 barazime dhe 6 fitore të Prishtinës, 18:20 goldallimi në të mirë të bardhekaltërve.