Liria kërkon mëshirën e FFK-së

252

Drejtuesit e Lirisë përmes një komunikate kanë sqaruar gjithë situatën që ndodhi në minutën 85 të duelit me Prishtinën, kur disa tifozë vendas të irituar me zhagitjen e ndeshjes, kanë hedhur disa shishe plastike në fushë.

Me këtë rast, Liria kërkon mëshirën e FFK-s që të mos jetë palë e ndonjë dënimi eventual. Prizrenasit humbën takimin 2:1.

Ja komunikata e plotë e Lirisë.

KF ‘Liria’, lidhur me mbarëvajtjen e ndeshjes kampionale të Vala Superligës, java e II-të, (Liria-Prishtina, dt.27.08.2016) kishte ndërmarrë përgatitjet e nevojshme, të parapara me propozicionet e garave.

Me kohë qen ftuar: Policia e Kosovës (pati dhe forca shtesë), sigurimi privat auto ambulanca me ekip mjekësor si dhe ishin caktuar kujdestarët e klubit me zyrtarët e ndeshjes (përfaqësuesi për siguri dhe ai zyrtar).

Ky fakt ishte konstatuar që para nisjes së ndeshjes  nga zyrtarët e FFK-së (delegati, kontrollori) e cila pati rrjedhë shumë normale. Liria shuquhet prore për angazhim profesional dhe korrektësi  si skuadër mikpritëse. Shembull i kësaj është edhe tifozëria vendase që din të respektoj skuadrat musafire.

Orgnaizimi i ndeshjes është pohuar që ka qenë në nivelin më të lartë (deri në min 85) edhe nga vëzhguesi i ndeshjes Senad Hamziq.Kurse më pas një pjes e publikut e irituar edhe me tolerimin e zhagitjes së lojës nga gjyqtrai kryesor Fatmir Tahiri (që nuk arsyetohet), ka hedhur disa shishe plastmasi (plastike) me ujë në fushë. Personeli i Lirisë (përfshirë kujdestarët, sigurimin privat dhe policinë) ka ndërhyrë dhe për fatë ska patur pasoja.

Konsiderojmë që hedhja e shisheve të plastikës, ka qen moment afekti i një pjese , grupi të izoluar tifozësh (kryesishtë pensionistë), që nuk është tradit e tifozërisë prizrenase.

Edhe përfundimi i ndeshjes ka qenë i rregullt, këtë e dëshmon edhe përfqësuesi i KF ‘Prishtina’, Afrim Muqiqi, që ka falenderuar  Lirinë për mikpritje.

Bordi i KF ‘Liria’, ka analizuar situatën e krijuar në këtë ndeshje dhe ka identifikuar ata që hodhën shishe të plastikës duke marrë përsipër, që të njëjtit të mos i lejoj të hyjn në stadium. Poashtu, KF ‘Liria’, garanton opinionin futbolldashës dhe FFK-në që skena të tilla, nuk do të shfaqen në stadiumin ‘Përparim Thaçi’, sidomos tash kur jemi pranuar në UEFA e FIFA.

Liria, vitet e fundit siq ka qenë shembull I organizimit të ndeshjeve, do të jetë  edhe në vazhdim të kampionatit. Me këtë rast u kërkohet tifozëve bashkëpunim dhe korrektësi, vlerë kjo që e ka përcjell tifozin prizrenas ndër vite, duke ditur se vetëm kështu munn të shkohet drejt sukseseve.

Ndërsa, nga FFK kërkon që të ketë parasysh traditën që ka klubi, duke mos qen asnjëher palë e ndonjë dënimi, për organizim të ndeshjeve viteve të fundit, të shqiptojë masë sa më të butë.

Mirsad Çollaku, kryetar