Liria duhet të ketë kujdes, ja çka ka bërë Prishtina

205

Liria është prej skuadrave me bilancin më të mirë në shtëpi për faktin se është klubi i vetëm elitar që i luan ndeshjet si vendas ne terrenin me bari artificial.

Prizrenasit të dielën i bëjnë ‘konak’ Prishtinës dhe statistikat i favorizojnë totalisht ata.

Megjithatë, edhe Prishtina ka ndërmarrë masat për të dalë e pamposhtur nga “Përparim Thaçi”.

Të përzgjedhurit e trajnerit Fadil Berisha kanë stërvitur të mërkurën në terrenin me bari sintetik në Drenas në mënyrë që t’i përshtaten atij në Prizren, shkruan Gazeta Sheshi.

Siç po shihet, prishtinasit e kanë marrë këtë sfidë me seriozitetin më të madh.

Dihet që Liria si vendas është treguar skuadër shumë e rrezikshme, duke shënuar 7 fitore, prej tyre 6 i ka arritur në 6 ndeshjet e fundit si vendas dhe kjo si duket e ka frikësuar Prishtinën, e cila ka vendosur që të përgatitet në fushë me bari artificial.