Lincoln – Drita, ‘Intelektualët’ kanë diçka me rëndësi

Drita nesër e luan duelin final të raundit paraeliminator të Ligës së Kampionëve kundër kampionit nga Gjibraltari, Lincoln.

Sfida do të zhvillohet prej orës 20:30 në Gjibraltar dhe do të transmetohet nga RTK.

Ndërsa, në pamundësi për të udhëtuar, tifozët e klubit, ‘Intelektualët’ do të tubohen për ta përcjellë sfidën.

“Intelektualët mblidhen se bashku per ta shikuar ndeshjen te “Tribeca””, thuhet në njoftimin e tyre.

Nëse Drita e kalon këtë fazë, do të luajë me gjigantin suedez, Malmon.