Liga Unike: Rahoveci e fiton ndeshjen për vendin e tretë, mposht Goga Basketin

82

Sezonin e parë në Ligën Unike të basketbollit, skuadra e Rahovecit e ka mbyllur si e treta.

Në ndeshjen për vendin e tretë, “Vreshtarët” kanë mposhtur Goga Basketin, me këta të fundit që këtë sezon e mbyllin në pozitën e katërt.

Ndeshja e zhvilluar sot në palestrën “Dhimitraq Goga” në Durrës ka përfunduar me rezultatin 81-74.

Marvin Jones me 25 pikë dhe Ed Daniel me 16 sosh, ishin dy basketbollistët më të dalluar në këtë fitore të Rahovecit, teksa te skuadra durrsake u dallua Milic Blagojevic me 20 pikë.

Kujtojmë se finalja e madhe e Ligës Unike zhvillohet sonte mes Pejës dhe Yllit nga ora 19:00. Edhe kjo ndeshje zhvillohet në “Dhimitraq Goga”.