Liga Franceze: Tirania e PSG-së

240

Plotë 62 ditë pa përfunduar sezoni, kur kanë mbetur edhe tetë javë deri në fund me 25 pikë larg vendit të dytë, Parisi SG është proklamuar kampion i ligës franceze të futbollit, transmeton Gazeta Sheshi.

“Rivalët tanë kanë dështuar, derisa ne kemi shfrytëzuar çdo mundësi. Jemi krenarë për këtë”, u shpreh trajneri i parisienëve Laurent Blanc.

Ky titull ishte i gjashti në historinë e skuadrës nga Parku i Princave, që feston për të katërtin vit rradhazi dominimin në futbollin francez. Me këtë rast Blanc barazon trajnerët e njohur Le Guen, Albert Batteux dhe Robert Herbin që kanë fituar tri herë rradhazi kampionatin.

Një tirani që nuk ka fund.

Një kampion që i kalon të gjitha parashikimet

Një kampion që i kalon të gjitha parashikimet
Me 77 pikë në 30 javë, skuadra parisiene ka humbur vetëm 13 pikë. Madje është dashur të kalojnë 28 javë për ta pësuar humbjen e parë e cila erdhi nga Lyon 2-1. Kjo skuadër ka tejkaluar Bayernin e Pep Guardiolas, që në sezonin 2013/14, u shpall kampion gjashtë javë para fundit. Lyon i vitit 2006/07, kishte arritur të mbyllë sezonin pesë javë para fundit, që tani ka mbetur prapa rekordit të parisienëve.

Sulmi vdekje-prurës, mbrojtja e çeliktë

Sulmi vdekje-prurës, mbrojtja e çeliktëMe triumfin e fundit ndaj Troyes (0-9), Parisi tregoi edhe njëherë për sulmin atomik që ka patur këtë sezonë. Gjithsej 77 gola (2,56 për ndeshje), e futin parisienët në mesin e tri skuadrave që kanë realizuar më së shumti gola në Europë së bashku me Real Madridin dhe Barcelonën. Me 67% posedimin e topit (Vetëm Bayern e kalon këtë statistikë), gjithashtu ka më së shumti pasime në Europë. Gjithsej 21,334 pasime, më shumë se çdo skuadër tjetër. Me vetëm 15 gola të pranuar (0,5 për ndeshje) formojnë një ndër mbrojtjet më të mira në kontinentin e vjetër së bashku me atë të Alianz Arenas dhe Vicente Calderonit. Në 17 ndeshje kanë mbajtur portën e paprekur.

Ibra një përbindësh i vërtetë

Ibra një përbindësh i vërtetëSulmuesi suedez është një titan i vërtetë. Megjithëse 34 vite mbi supe, ai ka realizuar gjithsej 27 gola dhe ka asistuar në 11 të tjerë përgjatë 24 javëve kampionat. Megjithëse ka mbetur pa realizuar në gjashtë takime, ai tashmë ka kaluar shifrën e 100 golave të realizuar në kampionatin francez. Gjithashtu, Ibra është konvertuar në golashënuesin më të mirë në historinë e klubit me 141 gola.

Të pathyeshëm në shtëpi, i pret Europa

Të pathyeshëm në shtëpi, i pret EuropaSkuadrat franceze duken të pafuqishme për ta mposhtur Parisin në Parkun e Princave. Skuadra e sheikut Al Khalaifi pret Europën për ta konfirmuar superfuqinë e saj, megjithëse deri më tani ka shkuar mjaft mirë, pasi ka eleminuar skuadrën e Chelseat dhe tani ndodhet në çerekfinale në pritje të kundërshtarit.

Përgatiti: Drilon SYLEJMANI

/Gazeta Sheshi/