Liga e Parë vjen me pesë duele të zjarrta sot

754

Java e 23-të në Ligën e Parë në kuadër të Grupit A dhe B, do të përmbyllet me pesë ndeshje interesante, shkruan Gazetasheshi.com

Në Grupin A ditën e diele do të luhen plotë tre ndeshje interesante, vëmendja kryesore pritet të jetë në takimet Onix Banja – Malisheva dhe A&N – Dukagjini. Ndërsa dueli tjetër është në mes Vushtrrisë dhe Vëllaznimit.

Kurse në Grupin B këtë të diele në program janë vetëm dy ndeshje, Ulpiana udhëton për t’u ndeshur me Ferizajin, ndërkohë Vllaznia e Pozheranit e mikëpret Kikën.

Të gjitha takimet zhvillohen nga ora 15:00 dhe “Sheshi” do të ju informojë në kohë reale për çdo ndryshim eventual të rezultateve.

/GazetaSheshi/