Licencohen edhe shtate federata sportive

158

Ministria e Kultures, Rinise dhe Sportit ka licencuar sot edhe 7 federata sportive. Licenca eshte per periudhe katervjecare.

Federata e Boksit të Kosovës, Federata e Hendbollit, Federata e Bodibulldingut, Federata e Kik-boxit, Federata e Punëtoreve Sportive, Federata e Shahut dhe Federata e Volejbollit, janë federatat që sot kanë marrë licencën nga Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sporteve të Kosovës.

Më shtate federata e licencuara sot, numri federatave të licencuara arrin në 22-të. Drejtuesit e federatave sportive te licencuara sot, janë shprehur të kënaqur që janë licencuar, dhe sipas tyre, tashmë topi është në anën e federatave sportive./KosovaPress/