“Lewandowski i Malishevës” afër skuadrës së madhe kosovare

1523

Albion Rrahmani pak më parë njoftoi se do të largohet nga Malisheva pasi ndihmoi skuadrën të ngjitet në Superligë.

Sulmuesi i njohur si “Lewnadowski” i Malishevës ishte nga faktorët kryesor që tashmë ish-skuadra e tij do të luaj në nivelet më të larta të futbollit kosovar.

Indeksonline mëson se 21 vjeçari do të bashkohet me skuadrën e Ballkanit të Suharekës.

Ai do të zëvendësoj Mirlind Dakun i cili është rikthyer nga huazimi te skuadra e tij Osijek.