Lewandowski aksidentohet me veturë një ditë para duelit me Benficën

119

Si rrallë herë e kemi parë sulmuesin polak Robert Lewandowski të qëndrojë në stolin e Bayern Mynih, sidomos pranë një sfide vendimtare siç ishte ajo e çerekfinales në Ligën e Kampionëve përballë Benficës, transmeton Gazeta Sheshi.

Mirëpo mediat gjermane e kanë zbuluar arsyen e mos aktivizimit nga minuta e parë të sulmuesit bavarez, i cili ishte aksidentuar me veturë një ditë para duelit ndaj portugezëve të Lisbonës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë drejtori sportiv i bavarezëve, Matthias Sammer, që megjithatë nuk e kishte pritur një vendim të tillë të Guardiolas.

“Nuk e kam pritur që Lewa të qëndrojë në stol. Ai ka patur një aksident të vogël me makinë, mirëpo çdo gjë ka qenë në rregull me të”, ishin fjalët e Sammer për Sky Sport.

Sammer kishte premtuar gjoba për gjithë futbollistët problematik jashtë fushave jeshile, mirëpo ky rast me siguri do kalojë pa ndonjë rrëmujë tek gjiganti bavarez që tashmë ka prenotuar biletën e gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve.

/Gazeta Sheshi/