Lewadowski nuk vjen tek Real Madridi

108

Ende nuk është zyrtare, mirëpo shtyp gjerman tashmë e quajnë të mbyllur marrëveshjen e sulmuesit polak Robert Lewandowki me skuadrën gjermane Bayern Mynih, sa i përket rinovimit të kontratës, transmeton Gazeta Sheshi.

Kjo do të ishte një goditje mjaft e rëndë për skuadrën spanjolle Reeal Madrid, që tashmë kishte bërë gati një mega ofertë për Lewandowski-n. Siç ka shkruar gazetari gjerman Raimund Hinko, mësohet se kjo kërkesë ka ardhur ekskluzivisht nga italiani Carlo Ancelotti që pritet të marrë drejtimin e skuadrës bavareze nga sezoni i rradhës.

Sulmuesi polak pritet të rinovojë kontratën e tij gjatë javës së ardhshme, deri sa mësohet se të ardhurat e tij do të përmisohet bukur shumë.

/Gazeta Sheshi/