Leo Messi dhuron dy fanela për vajzat e Obamës

119

Leo Messi e mbajti fjalën. Ashtu siç ju kishte premtuar dy vajzave të Obamës, Sashas dhe Malias i dërgoi nga një fanelë të Argjentinës të firmosur nga vetë ai në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Gazeta Sheshi.

Gjatë një vizite në Buenos Aires, presidenti amerikan deklaroi se vajzat e tij nuk pyesnin më për Papa Françeskun, por për Messin.

Megjithëse nuk kanë arritur të takohen mes veti për shkak të obligimeve të shumta, ylli argjentinas i futbollit ka dërguar dy fanela për secilën vajzë, në mënyrë që ti bëjë ato të lumtur.

/Gazeta Sheshi/