Lëndohet gjyqtari Lahoz, nuk do të jetë në ndeshjen Real Madrid – Barcelona

284

Gjyqtari nga Valencia, Matehu Lahoz ishte përcaktuar për ta referuar ndeshjen, Real Madrid – Barcelona.

Megjithatë, ai është i dëmtuar dhe nuk mund të jetë në krye të ndeshjes midis Real Madrid dhe Barcelona të shtunën.

Ndeshja do të zhvillohet të shtunën në stadiumin Alfredo di Stéfano në Valdebebas.

Deri më tani, ai kishte gjykuar pesë “El Clasico”, me një bilanc prej tre fitoreve për madrilenët, një për katalanasit dhe një barazim.Pas pak do të mësohet emri i gjyqtarit të ri për këtë takim.