Lëndohet futbollisti i Barcelonës, mungon në Superkupën e Spanjës (FOTO)

217

Portieri i Barcelonës, Andre Ter Stegen ka pësuar një lëndim dhe do të mungojë në Superkupën e Spanjës kundër Sevillas.

Marc Andre Ter Stegen ka pësuar një lëndim dhe do të mungojë në Superkupën e Spanjës kundër Sevillas.

Portieri i Barcelonës është dëmtuar dhe i ka sjell një problem trajnerit Luis Enrique, ka njoftuar gjiganti katalan.

Ballafaqimi i vlefshëm për trofeun e Superkupës do të zhvillohet të mërkurën e ardhshme, përcjell “Lajmi.net”.

Andaj, në mungesë të tij në portë do të jetë Claudio Bravo.