Leicesteri nuk është befasia e vetme

158
Leicesteri City është afër që ta fitojë titullin e Premierligës, duke e bërë kështu befasinë më të madhe në futboll viteve të fundit, por një lider i papritur ndodhet edhe në Premier Ligën e Rusisë.

Dy liderët tradicionalë në Premier Ligën e Rusisë, CSKA Moska dhe Zeniti nuk kryesojnë në tabelë aktualisht këtë edicion.
Është skuadra e Rostov ajo që është duke i befasuar të gjithë në kampionatin rus, shkruan Marca.

Rostov është lidere në tabelë me 48 pikë, një më shumë  se CSKA dhe dy më shumë se Zeniti, kur kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje deri në fund.