Leicester vazhdon mrekullinë, thellon arratinë në krye

140

Leicester City është shumë pranë titullit kampion në Premier League. Skuadra e Rainerit nuk ka ndërmend të ndalet, teksa ka mundur minimalisht edhe Southamptonin në shtëpi duke e thelluar në 7 pikë avantazhin ndaj Totenhamit.

“Dhelprat’ kanë krijuar shumë raste gjatë ndeshjes, por kanë gjetur vetëm njëherë rrugën e rrjetës me mbrojtësin Morgan. ndeshje shumë e mirë dhe për miqtë që krijuan disa mundësi të mira, spikat rasti i Mane, i cili kaloi portierin Shmajkëll, por goditja e i tij u ndal nga Simpson.

Në krahun tjetër Vardy dhe Mahrez shpërdoruan disa mundësi të pastra. Tashmë kanë mbetur edhe 6 javë, por titulli duket i Leicesterit.