Leicester trondit bastoret

195
Leicester jo vetëm se do të shkruante historinë nëse shpallet kampion, por edhe do të pasuronte një numër të konsiderueshëm të bastexhinjëve në Angli.
BBC shkruan se kosto e të gjithë basteve nëse Leicesteri fiton ligën, shkon deri në 10 milionë funte. Kuota para-sezonale që Leicesteri të fitonte titullin ishte 5000, përderisa në fund të vitit 2015 kuota ra në 1000.

Leicester tani kanë 5 pikë më shumë se Tottenham në kualifikim kur kanë mbetur edhe katër ndeshje para përfundimit të sezonit. Dhelpërav iu duhen të fitojnë vetëm 3 prej tyre që të shpallen kampion.

Para sezonit, 47 bastexhinjë në uebfaqen online për baste “LadBrokers” kishin vënë para për Leicesterin, 23 prej tyre tani më kanë marrë para nga kjo bastore.

“Fitorja e Leicester do të ishte surpriza më e madhe në historinë e basteve. Kjo do të ishte për neve humbja më e madhe e parave deri më tani”, tha pronari i një bastore në Angli.