Leicester – Manchester United, kjo skuadër fiton Superkupën (Video)

192

Manchester Unitedi ka fituar 2:1 ndaj Leicester Cityt në kuadër të ndeshjes finale të Superkupës të quajtur Community Shield.

Jesse Lingard kishte kaluar Unitedin në epërsi me një soloaksion (32′), derisa shifrat i kishte barazuar Jamie Vardy (52′) pas një gabimi të Fellainit.

Mirëpo, në minutën 83, milionshi i “Djajve”, Zlatan Ibrahimovic realizoi pas një harkimi të bukur nga Valencia.

Jose Mourinho e nis kështu me trofe aventurën te Unitedi.

http://www.dailymotion.com/video/x4mku4o_leicester-city-1-2-manchester-united-all-goals-highlights-07-08-2016-hd_sport