Leicester fiton titullin, kompania e basteve pasuron bastexhinjtë

155

Surpriza e sezonit në Premier League është padyshim Leicester që ka treguar se ëndrrat bëhen realitet.

Një kompani bastesh në Angli ka vendosur të paguajë klientët e saj për bastet e vëna për Leicester Sitin kampion. “Betfred” është një kompani bastesh angleze e cila nuk ka më asnjë dyshim:

“Leicester City” fiton titullin, ndaj dhe bosat e kompanisë kanë paguar afro 1 milion sterlina klientëve të tyre të cilët këtë sezon kanë marrë një dhuratë magjike”, shkruan kjo kompani.