Leicester City-t tashmë i buzëqesh titulli

148

“Ujqërit” kanë regjistruar një fitore minimale përballë Newcastle United, por me shumë rëndësi në luftën për titullin kampion. Ka mjaftuar një gol i mesfushorit Shinji Okazaki, që skuadra e Claudio Ranier-it, të marrë ndoshta pikët e titulli, transmeton Gazeta Sheshi.

Në ndeshjen debutuese të trajnerit Rafael Benitez, laraskat bënë paraqitjen më të mirë ndoshta të sezonit, mirëpo në asnjë moment nuk arritën të barazonin rezultatin, pas minutës së 25-të, në të cilën Okazaki në mënyrë mjeshtërore realizoi për golin e vetëm të vendasve në këtë ndeshje.

Falë kësaj fitore, tashmë Leicester City udhëheq kampionatin me 63 pikë, pesë më shumë se ndjekësi më i afërt Tottenham Hotspur.

/Gazeta Sheshi/