Leicester City 2-2 West Bromwich Albion: Dhelprat rrezikojnë kreun

177

Të përzgjedhurit e Claudio Ranieri-t, kanë rrezikuar lidershipin e kampionatit anglez, pas barazimit të papritur në shtëpi ndaj West Bromwich Albion.

Befasia e miqve nisi herë, teksa Salomon Rondon ka heshtur stadiumin King Power, pas pasimit të Darren Fletcher, duke mposhtur kështu nga afërsia gardianin Kasper Schmeichel.

31BEAE3800000578-3471820-image-a-43_1456867325658Mirëpo, pas gjysmë ore lojë vendasit gjejnë rrugën drejt portës pas aksioneve të shumta, duke realizuar kështu përmes mesfushorit Danny Drinkwater.

Ndërkohë, në minutat shtesë të pjesës së parë, tifozët vendas përjetuan një tjetër gëzim, pasi Andy King, arriti ta mposhtë për të dytën herë në ndeshje gardianin Ben Foster.
31BE68B900000578-3471820-image-a-29_1456866407347
Pas rikthimit në pjesën e dytë, miqtë dalin me ritmin e njejtë sikurse në fraksionin e parë, duke realizuar një gol të mrekullueshëm përmes Craig Gardner nga gjujajta e lirë.

“Dhelprat” u hodhën në kërkim të golit të tretë në ndeshje, që praktikisht do t’ia siguronte tre pikët e ndeshjes, mirëpo nuk arritën ta gjenin me asnjë formulë, duke lëshuar kështu mundësinë të shkëputet në renditjen tabelare.
31BE559C00000578-3471820-image-a-7_1456865648054
Me këtë barazim, Leicester City vazhdon të udhëheq Ligën Premier me 57 pikë, derisa ndiqet nga Tottenham Hotspur prapa, që nëse fiton nesër në udhëtim ndaj West Ham United, merr kryesimin.