Leart Paqarada realizon një super gol për skuadrën e tij gjermane St.Pauli

327

Leart Paqarada ka realizuar një super gol në takimin i cili po zhvillohet ndërmjet skuadrës së tij St.Pauli dhe ekipit Wuerzburger Kickers, raporton Gazetasheshi.com.

Reprezentuesi i Kosovës qëlloi në minutën e 22-të të ndeshjes portën kundërshtare, duke realizuar kështu njërën nga golat më të bukur të ndeshjes.

Pasi pranoi një top nga bashkëlojtari i tij Finn Becker, Paqarada goditi me këmbën e tij të djathtë dhe realizoi golin e tretë për St. Paulin.

Ndiqeni golin e Paqaradës:

Pas 45 minutave të para të takimit, rezultati është 3-0 në të mirë të St.Paulit.

Ky ishte goli i parë i Paqaradës që kur u transferua te St.Pauli në afatin kalimtar të janarit, ndërkohë që ka asistuar tri herë të tjera.

/Gazeta Sheshi/